Aleksovski flet si “bardhekaltër”

Ashtu edhe siç kishimm paralajmëruar që më herët, ashtu edhe ndodhi. Portieri Igor Aleksovski pasi shkëputi kontratën me Vardarin, sot u prezantua te FC Shkupi, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Është ky përforcimi i katërt për FC Shkupin gjatë këtij afati kalimtarë, duke pasur parasysh se më parë skuadra nga Çairi arriti që të bëjë për vete mesfushorin ofenziv, Muarem Muarem, mbrojtësin Amir Bilali si dhe futbollistin e talentuar të Gostivarit, Artan Veliu.

“Vërtet ndjehem mirë që jam pjesë e këtij klubi. Ajo që më detyroi të bëhem pjesë e kësaj skuadre ishte fakti që nga momenti kur kemi biseduar me kryesinë, më treguan se kanë projekt të ri dhe disa qëllime, që vërtet më pëlqyen dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti”.

Ai gjithashtu ka edhe një porosi për “Shvercerat” dhe gjithë ata tifoz që e duan FC Shkupin.

“Porosia për tifozët e Shkupit është që të vijnë ashtu sikurse kanë ardhur deri më tani në numër të madh, të na përkrahin ashtu sikurse e kanë bërë në çdo ndeshje dhe vërtet e kamë pas dëshirë që të luajë para një tifozërie të tillë.  Pritja ka qenë e mrekullueshme, pasi që me disa futbollistë edhe jemi njohur më parë, me të tjerët u njoftuam dhe më pranuan mirë duke më dëshiruar sukses që së bashku ti arrijmë qëllimet tona” – tha për faqen zyrtare të klubit, Igor Aleksovski.

Gardiani 23-vjeçar ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të prëfaqësueses shpresa të Maqedonisë, me të cilën luajti në Kampionatin Europian në Poloni, ndërsa ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, në sfidën Spanjë – Maqedoni  (4-0).

Leave a Reply