Uruguai ka zbritur me këmbë në tokë Rusinë, duke e mundur me rezultatin 3:0 dhe duke siguruar pozitën e parë në grupin “A”, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse Rusia u fut në këtë ndeshje me shumë optimizëm pas dy fitoreve bindëse ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit, uruguaianët sot dominuan në tërësi ndeshjen, ndërsa më së miri flet edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Luis Suarez në minutën e 10-të shënoi një super gol nga guajtja e lirë, teksa Çerishev në minutën e 23-të shënoi në rrjetën e gabuar, duke bërë që Uruguai të avansojë edhe me dy gola epërsi. Golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi për Uruguain e realizoi sulmuesi i PSZH-së, Edinson Kavani në minutën e fundit të takimit.
Me këtë fitore Uruguai e mbylli në pozitën e parë ndeshjet e grupit “A” me 9 pikë, 3 më shumë se Rusia, dy kombëtare këto që do të luajnë në 1/8 e finales, teksa Arabia Saudite dhe Egjipti që sot pritet të kthehen në shtëpi.