Arabia Saudite ka siguruar fitoren ndaj Egjiptit vetëm në minutën e 5-të shtesë, kur Al Dausari mposhti edhe për herë të dytë portierin legjendar të Egjiptit, Esam El Hadari, i cili në minutën e 41-të kishte pritur penaltinë e Al Muvallad.
Ndryshe Mohamed Sallah kaloi në epërsi Egjiptin me golin e realizuar në minutën e 22-të, ndërsa barazimin Arabisa Saudite i’a solli Al Faraxh në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë.
Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të mbyllet me barazimin 1:1, ashtu nuk mendoi edhe Al Dausari, i cili në minutën e 95-të vendosi rezultatin përfundimtarë, Arabia Saudite 2, Egjipti 1.
Ishte kjo fitorja e parë e arabëve në këtë Botëror, ndërsa Egjipti rikthehet në shtëpi pa asnjë fitore, me Mohamed Sallah i cili realizoi të dy golat e egjiptianëve.