Rabotniçki ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa kundër skuadrës hungareze të Honved do ta zhvillojë si vendas, dhe jo siç ishte paralajmëruar fillimisht që do të jetë në rolin e mysafirit.
Kësisoj ndeshjen e 11 korrikut, Rabotniçki do ta zhvillojë në Shkup, mirëpo jo në arënën “Filip i Dytë”, por në stadiumin e qendrës stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.
Ndeshjen e kthimit “romantikët” do tëa zhvillojnë në Budapest vetëm pas një jave.