Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur për ti dënuar vetëm financiarisht dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, por edhe kapitenin zviceran, Stefan Lishtajner, pasi që të tre në ndeshjen kundër Serbisë gjatë shënimit të golave kishin festuar me shqiponjë, duke simbolizuar të njëjtën me duar.
Duke u bazuar në kodin 57 të Statusit të FIFA-s, Xhaka dhe Shaqiri janë dënuar me nga 10 000 franga për sjellje josportive, teksa Lishtajner me 5000 franga zvicerane.
Megjithatë lajm i mirë është se asnjëri prej tyre nuk është pezulluar nga Shtëpia Botërore e Futbollit, ashtu që të tre do të kenë mundësinë të luajnë në ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës, ku me fitore eventuale do të siguronin pjesëmarrjen për në raundin e dytë të garave në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Brazili dhe Zvicra me nga 4 pikë kryesojnë grupin “E”, duke lënë pas vetes Serbinë me 3 pikë, teksa Kosta Rika është në kuotën e 0 pikëve. Zvicra e shqiptarëve në xhiron e fundit përballet me Kosta Rikën, teksa e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në ndeshjen midis Serbisë dhe Brazilit.