Unai Emery ka provuar ta bindë personalisht mesfushorin e Argjentinës, Ever Banega, të transferohet tek Arsenali.
Trajneri i ri i “Topçinjve” dhe Banega kanë punuar bashkë në kohën kur strategu spanjoll udhëhiqte Seviljën, ndërsa sipas asaj që raporton “Estadio Deportivo”, ka qenë vetë Emery ai i cili ka folur me 29-vjeçarin në telefon, për të bindur atë që ti thotë “PO”, Arsenalit.
Një transferim i tillë drejtuesve të skuadrës londineze do të mund të ju kushtonte rreth 20 milion euro, shumë kjo e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Seviljës që të lënë të lirë futbollistin e tyre.
29-vjeçari Banega me skuadrën andaluziane ka kontratë deri verën e vitit 2020-të, ndërsa edhe klauzola për të lënë të lirë atë është “vetëm” 19.8 milionë euro.