Një lajm bombastik kanë publikuar sot mediat turke, të cilat shkruajnë për një interesim të skuadrës së Beshiktashit për shërbimet e Enis Bardhit, përcjellë “infOSport.mk”. Mesfushori ofenziv nga Shkupi me Levanten ka kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2020-të, ndërsa paraqitjet e tij të mira si dhe super golat e shënuar që në sezonin e tij debutues me fanellën e skuadrës nga Valencia, bënë që çmimi i tij të dhjetëfishohet.
Edhe pse Levante e morri atë nga Ujpeshti hungarez për një shumë prej vetëm 1.5 milion euro, shuma që kërkon tani skuadra spanjolle për shërbimet e 22-vjeçarit Bardhi, kap shumën e 25 milion eurove.
Një shumë kjo shumë e lartë për Beshiktashin, që me siguri se do të kërkojë për ta ulur këtë shumë, në të kundërtën, do të jetë kjo vetëm një tashethem rreth të ardhmes së Enis Bardhit.
Përveç futbollistit shqiptarë, siç shkruan “fanatik.com.tr”, Beshiktashi gjithashtu interesohet edhe për fantazistin kroat, Alen Haliloviç.