Altin Lloga mbyll aventurën me Pobedën

Futbollisti strugan, Altin Lloga ka vendosur që t’i jap fund bashkëpunimit me Pobedën e Prilepit. Pas kontratës 6 mujore dhe ofertës për ta vazhduar të njëjtën, si duket Lloga e ka parë të arsyeshme të mos e vazhdojë të njëjtën.

Si gjithmonë risitë Altini i rezervon për portalin “infOSport.mk”, për të cilin tregoi edhe arsyet e mos vazhdimit të bashkëpunimit me skuadrën nga Prilepi.

“E ndjeja të nevojshme të ndërroj ambient. Mendoj se ofrova nga vetja maksimumin që klubi të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm në ligë të parë. Them se ka ardhur koha të provoj diçka të re. Refuzova dy oferta, njëra nga Sileksi, tjetra nga Bregallnica. Por vazhdojnë kontaktet për t’iu bashkuar disa klubeve jashtë Maqedonisë, megjithatë jam paksa skeptik në këtë rast, duhen shikuar mirë kushtet që ofrohen. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia të qëndroj edhe këtu në një klub” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Altin Lloga.

Mesfushori ofenziv aventurën e tij te Pobeda e mbylli me 18 paraqitje dhe dy gola të shënuar.

ALTIN LLOGA NGUSHTON EPËRSINË E RABOTNIÇKIT

SUPER GOL I ALTIN LLOGËSSTRUGANI NGUSHTON EPËRSINË E RABOTNIÇKITRABOTNIÇKI – POBEDA 2:1(A. Lloga 29')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 6 май 2018 г.

Leave a Reply