Portieri Igor Aleksovski ka prishur kontratën me Vardarin, duke u larguar nga kjo skuadër vetëm pas një viti të kaluar. Edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2019-të, Aleksovski me marrëveshje të dyanshme prishi kontratën me nënkampionët e vendit, duke ndërprerë madje në këtë mënyrë edhe fazën e përgatitjeve që po zhvillonte me skuadrën “kuqezi” në Slloveni.
Portieri i talentuar 23-vjeçar Vardarit iu bashkua verën e vitit 2016-të nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa sezonin e fundit mbrojti portën e “kuqezinjëve” në 11 ndeshje kampionale.
Rikujtojmë Aleksovski vitin e kaluar ishte zgjidhja e parë e seleksionuesit të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Bllagoja Milevski në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni.
Emri i tij menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar lidhej ngushtë me skuadrën e FC Shkupit, mirëpo deri te një transferim i tillë nuk erdhi për shkak kontratës që kishte me Vardarin, ndërsa tashmë kur është një agjent i lirë shumë lehtë mund të ndodh që të vishet “bardhekaltër”, edhe pse në opcion janë edhe disa skuadra nga jashtë Maqedonisë.