Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka hapur procedurë disiplinore për dy yjet e futbollit shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Dy futbollistët nga Kosova shënuan gola të rëndësishëm duke gjunjëzuar serbët në triumfin e Zvicrës 2:1.
Por ka qenë, Klaudio Susler, ish-futbollisti i njohur zviceran që ka folur për këtë çështje.
Susler tani punon në FIFA si delegat i ndeshjeve dhe ka thënë se nuk ka vend për dënimin e dy shqiptarëve.
“Nuk ka vend për dënimin e Xhakës e Shaqirit. Ata nuk dërguan mesazhe politike. Ato ishin reagime emocionale të momentit”.
“As shkenca nuk mund t’i përshkruan. Ne nuk mund t’i kontrollojmë emocionet”, deklaroi Susler.
Ndërkohë, FIFA ka nisur hetimet ndaj trajnerit të përfaqësueses serbe Mladen Krstajiç, i cili një ditë pas ndeshjes kishte thënë se gjyqtari Feliks Bryh e meriton të gjykohet në Hag të Holandës.
Zvicra mposhti Serbinë me rezultatin 2:1, ku ishte një rikthim spektakolar i helvetëve falë golave të futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Sshaqiri.