Kejn merr kryesimin e listës së golashënuesve në KB “Rusi 2018” (VIDEO)

Hari Kejn falë “tripletës” në ndeshjen ndaj Panamasë, në të cilën Kombëtarja e Anglisë shënoi fitore me rezultatin 6:1, ka marrë kryesimin e golashënuesve në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Hari Kejn pas tre golave të sotshëm, tashmë numëron gjithsej 5 gola, të realizuar në vetëm dy ndeshje, edhe atë me 5 goditjet e vetme drejt portës që ka bërë deri tani në këtë turne. Shifra të frikshme për këtë “përbindësh” të ri që ka krijuar Anglia, i cili dy gola të tjerë kishte realizuar në fitoren 2:1 ndaj Tunizisë.

Kësisoj ai la pas vetes yllin portugez, Kristiano Ronaldo dhe sulmuesin belg, Romalo Lukaku që kanë të shënuar nga 4 gola, ndërsa rusi Çerishev dhe sulmuesi i Spanjës, Diego Kosta mbyllin TOP-5 shin me nga 3 gola të shënuar.

Gjithashtu Kejn është njëri prej tre futbollistëve anglezë në histori që kanë arritur të realizojnë tre gola në një takim të vetëm, pasi këtë më parë e kishte bërë Geoff Hurs në 1966 dhe Lineker në 1986.

Leave a Reply