Gjermani-Suedi, kishte edhe pjesën e saj të tretë (VIDEO)

Skandali që ndodhi në fund të ndeshjes tek panikat e Gjermanisë dhe Suedisë, zbehu imazhin e një ndeshje fantastike të Grupit F në Kupën e Botës.

Gjermanët pasi shënuar golin e fitores me anë të Toni Kroos, ka provokuar kampin suedez duke i ofenduar.

Suedezët kanë reaguar ashpër, ku në këtë situatë është përfshirë edhe selektori Janne Andersson.

Ai në konferencë për shtyp ka kritikuar sjelljet e gjermanëve si jo sportive dhe fyese për kombëtaren që ai drejton.

“Në fund të ndeshjes disa liderë gjerman janë kthyer në drejtimin tonë dhe janë sjellur në mënyrë jo sportive. Ata na provokuan, duke festuar para neve dhe bënë gjeste në drejtim tonë. Ato gjeste nuk bëhen sepse na provokojnë dhe është normale që ne të reagojnë ashtu”, tha Janne Andersson.

“Nuk duhet të ndodhin gjeste të tilla çfarë bënë gjermanët. Unë dhe disa persona të tjerë nga pankina e Suedisë kemi reaguar ashpër”, ka thënë selektori i Suedisë, Andersson.

 

Leave a Reply