Pas 48 orësh kërkime, policia ka gjetur sot në shtratin e lumit Meenachil trupin e Alex Dinu, një tregtar indian që është i njohur si një tifoz fanatik i Lionel Messit.
Ai ishte zhdukur të premten, pas humbjes 0-3 të Argjentinës me Kroacinë.
“The Times” në Indi ka publikuar një njoftim të policisë, sipas të cilit, dyshohet se Alex është vetëvrarë. Ai kishte një letër në shtëpinë e tij, pasi kishte parë ndeshjen e Argjentinës.
“Nuk më mbetet më asgjë për të parë në botë. Po shkoj dhe askush nuk duhet të jetë përgjegjës për vdekjen time”, – kishte shkruar supertifozi i Messit.
Ata që e njihnin, kanë thënë se në një nga ditarët e tij, indiani kishte shkruar: “Messi, jeta ime të dedikohet ty. Mezi pres të të shoh të ngresh lart Kupën e Botës në Rusi”. (Vipsport.al)