Elmir Asani në prova te Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija gjatë ditës së djeshme në Slloveni zhvilloi ndeshjen e saj të parë në kuadër të fazës së përgatitjeve kundër Domzhales, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” nga Tetova barazuan me rezultatin 1:1.

Autorë i golit të vetëm për kampionët e vendit ishte Elmir Asani, i cili po qëndron në prova dhe do të jetë stafi teknik që do të japë vlerësimin nëse do të vijë deri te bashkëpunimi për të ardhmen.

SHKËNDIJA BARAZOI REZULTATIN NDAJ DOMZHALES

SHKËNDIJA BARAZOI REZULTATIN NDAJ DOMZHALESDOMZHALE – SHKËNDIJA 1:1(E. Asani 75')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 23 юни 2018 г.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist 22 vjeçarë që luan si mesfushorë dhe sulmues krahu, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit serb Zemun.

Asani ka lindur në Novi Sad të Serbisë, shkollën e futbollit e ka kaluar te Vojvodina, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Sloga Temerin dhe Vozdovac.

Asani edhe ditëve në vijim do të vazhdojë të punojë me ekpin e Shkëndijës në Slloveni,  ndërsa në bazë të performansës stafi teknik do të vendosë nëse do t’i afrohet kontratë bashkëpunimi.

Leave a Reply