Festimi i golave të Xhakës e Shaqirit me anë të shqiponjës dy krenare, pati kritika e mbështetje.
Ministri zviceran i Sportit, Guy Parmelin nga radhët e SVP-së dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis nga FDP-ja, në gazetën “NZZ am Sonntag” i kanë përkrahur dhe mbrojtur gjestet e dy futbollistëve etnikë shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e futbollit të së premtes kundër Serbisë.
“Ata që kanë përjetuar atmosferën e stërngarkuar, performanca e ekipit kombëtar zviceran vlerësohet më shumë dhe mund të kuptojnë kur emocionet e kaplojnë një lojtar”, ka deklaruar Parmelin, i cili kishte ndjekur lojën në stadium. “Por nuk është në frymën e sportit, tani nga emocionet të krijohet polemikë”, tha më tej ministri.
Ministri i Jashtëm Cassis, të shtunën pas lojës, ekipin e ka quajtur edhe një shembull të shkëlqyeshëm të bashkimit të kulturave të ndryshme, shkruan “Oltner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Lidhur me gjestin e shqiponjës dykrenare, këshilltari nacional me rrënjë italiane, për gazetën ka deklaruar: “Unë nuk dyshoj se mund t`i ndjeni emocionet patriotike të kombit, pa harruar atdheun përkatës”.
Me këtë nuk është pajtuar këshilltarja nacionale nga radhët e SVP-së, Natalie Rickli, e cila ka bërë publike pakënaqësinë e saj, të premten në Tëitter Air: “Të dy golat nuk u shënuan për Zvicrën, por për Kosovën”. Bile kolegu i saj, Mauro Tuena madje ka folur për një “rrëmujë”.
Gjestet janë përkujdesur për keqkuptim edhe te CVP-ja: “Ata personalisht duhet të vendosin nëse janë zviceranë apo shqiptarë”, ka pohuar këshilltarja nacionale , Kathy Riklin.
Sipas “NZZ am Sonntag” qëndrim çuditërisht të butë ka bërë anëtari i SVP-së, Andreas Glarner: Ai vuri në dukje se emocionet janë të kuptueshme, duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme.
Menjëherë pas ndeshjes të së premtes në Kaliningrad, shumë politikanë kishin shprehur mendimet e tyre, por jo vetëm përkrahëse.
Të shtunën, FIFA filloi një hetim kundër Xhakës dhe Shaqirit. Është duke u hetuar nëse fetimi i tyre ka qenë i motivuar politikisht, pas shënimit të golave. Shqiponja e dyfishtë e zbukuron flamurin e Shqipërisë, ndërsa Serbia nuk e njeh Kosovën si një vend të pavarur.