Anglia ka shënuar plotë 5 gola brenda 45 minutave në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “G” kundër Panamasë, duke treguar klasin e saj të vërtetë, njofton “infOSport.mk”.
Dy gola në këtë ndeshje realizoi mbrojtësi Xhon Stons, ndërsa po të njëjtën gjë bëri edhe Hari Kejn, duke qenë i saktë në dy raste nga pika e bardhë.
Një gol tjetër për “Albionin Krenar” stadiumin Nyzhni Novgorod realizoi edhe Linegard.
Rikujtojmë Anglia në ndeshjen e xhiros së parë me rezultatin 2:1 mundi Tunizinë dhe që tani mund të themi se “Tre Luanët” do të jenë pjesë e fazës së dytë të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.