Përveç humbjes nga Zvicra, serbëve më shumë ju ka djegur si duket festa me shqiponjë e dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Ata të tërbuar kërkojnë që të reagojë FIFA, pasi sipas tyre kjo ishte një “provokaci” e rradhës nga ana e shqiptarëve.
“FIFA duhet të reagojë, Xhaka provokoi serbët me simbolin shqiptar”, shkruante “Kurir”, i cili më pas i kushtonte vëmendje edhe një tjetër “provokimi”, atij të Shaqirit dhe këpucëve të tij.
“Shaqiri tregoi në këpucë flamurin e një shteti fantazmë, FIFA duhet të marrë masa”, shkruante e përditshmja serbe.