Xhaka: Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova

Zvicra mbrëmë falë dyshes shqiptare Granit Xhaka – Xherdan Shaqiri arriti që të mund Serbinë me rezultatin 2:1 dhe njëkohësisht të ëndërrojë fuqishëm për kualifikimin në raundin e dytë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”.

Dy futbollistët e lartëpërmendur shqiptarë, bashkë edhe me tetovarin, Blerim Xhemaili dhe mitrovicasin, Valon Behrami, ishin ndër futbollistët më të mirë në fushë, duke ndihmuar në këtë mënyrë Zvicrën për të arritur fitoren e parë në këtë kampionat, pasi barazimit 1:1 me Brazilin.

Pas rezultatit negativ të pjesës së parë, ishte fillimisht mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka që me një bombë të vërtetë bombardoi rrjetën e Stojkovç, i cili kapituloi edhe në minutën e parë shtesë, kur nuk arriti që të ndalë këmbëshpejtin Xherdan Shaqiri.

Ky gol vulosi fitoren e “helvetikëve”, ndërsa në ato momente ndodhi një moment tjetër i bukur, kur që të dy autorët e golave festuan me shqiponjë.

Pas përfundimit të takimit, Granit Xhaka në rrjetin zyrtar në “Instagram”, i gëzuar nga fitorja dhe goli i shënuar, kishte postuar një foto duke festuar me shqiponjë, mbi të cilën kishte shkruar: “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”.

 

Leave a Reply