Përveç tre përforcimeve të deritanishme, Remzifaik Selmani, Konstantin Çeshmexhiev dhe Omar Imeri, pjesë e skuadrës kampione të Maqedonisë janë edhe dy fytyra të reja.
Me vendim të stafit teknik tanimë pjesë e ekipit të parë janë edhe dy futbollistët e skuadrës U19 të Shkëndijës, Arlind Aliti dhe Florent Ramadani.
Arlind Aliti (i lindur në vitin 1999) është mbrojtës i djathtë dhe është shfaqur shumë premtues me paraqitjet te shpresat “kuqezi”, ndërsa e njejta vlen edhe për mesfushorin qendror Florent Ramadani (i lindur në vitin 2000).
Të dy futbollistët tanimë kanë mundësinë të punojnë me ekipin e parë, ku do të monitorohet zhvillimi i tyre.
Ndërkohë “kuqezinjtë” pas pak (ora 18:00) do të kenë testin e parë në kuadër të fazës së përgatitjeve në Slloveni, kur do të përballen me Domzhalen e Agim Ibraimit dhe Zeni Husmanit.