
Shkëndija ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë miqësore kundër Domzhales në tokën sllovene, atje ku kampionët në fuqi të vendit po zhvillojnë fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Ishte Domzhale skuadra që avansoi e para në këtë ndeshje me anë të ish futbollistit të Vardarit, Senad Ibriçiç (27’), teksa Shkëndija golin e barazimit e gjeti në pjesën e dytë.
Autorë i golit ishte Elmir Asani, i cili dhuroi një perlë të vërtetë nga distanca, ndërsa këtij goli i parapriu edhe një super aksion, që megjithatë nuk u kurorëzua me gol.
Ndeshjen e rradhës Shkëndija do ta zhvillojë me 27 qershor kundër skuadrës së Osijekut të Kroacisë.