Mohamed Sallah shpallet “Qytetar Nderi” i Çeçenisë (VIDEO)

Ylli i Kombëtares egjiptiane, Mohamed Sallah është shpallur “Qytetar Nderi” i Çeçenisë. Ka qenë vetë lideri çeçen, Ramzan Kadirov, ai që ka vendosur të nderojë yllin e Egjiptit dhe të Liverpulit, me këtë çmim. Kjo ngjarje u organizua në pallatin e presidentit çeçen, i cili në këtë mënyrë me një darkë të veçantë nderoi edhe gjithë Kombëtaren e Egjiptit.

“Mohamed Salah është një “Qytetar Nderi” i Çeçenisë! Kam firmosur dekretin nderimin e lojtarit të madh të kombëtares egjiptiane dhe të Liverpulit”, – ka thënë Ramzan Kadirov.

Që nga fillimi i Botërorit, kombëtarja e Egjiptit ishte e vendosur në  Grozni, në kryeqytetin e Çeçenisë, ndërsa me 15 qershor Sallah kishte pranuar një tortë të veçaantë nga ana e presidentit Kadirov me rastin e 26-vjetorit të tij.

Leave a Reply