Xherdan Shaqiri mbrëmë ishte heroi i Zvicrës në fitoren ndaj Serbisë, duke shënuar golin e fitores në çastet e fundit të takimit. Për më tepër ky gol përfiton në peshë, pasi Shaqiri barazohet me emrat e mëdhenj të futbollit Botëror, kur janë në pyetje eventet e mëdha futbollistike, siç janë Botëroret apo edhe Europianet.
Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Serbisë, Shaqiri po arrinë të shënojë gola në tre eventet e fundit, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe në Botërorin e vitit 2014-të si dhe Euro 2016-të.
Xherdan Shaqiri në Botërorin e vitit 2014-të kishte shënuar 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup. Në Euro 2016, i kiste shënuar Polonisë në barazimin 1:1, ku më pas Zvicra duheshe të përshëndetet nga garat e mëtutjeshme, pasi humbi në ruletin e penaltive, dhe tanimë së fundmi edhe në Botërorin e Rusisë, duke i shënuar Serbisë.
Me një arritje të këtillë mund të lëvdërohen vetëm edhe dy futbollistë të tjerë, edhe atë Kristiano Ronaldo, i cili një gjë të tillë ka bërë me Portugalinë e tij si dhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku.