Gazetarët serb donin ti intervistonin Xhakën dhe Shaqirin! Ja përgjigja e tyre

Serbët asessi nuk po mund të pajtohen me disfatën e mbrëmshme të kombëtares së tyre ndaj Zvicrës. Për më tepër se për disfatën e Serbisë fajtor kryesor ishin dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kjo ka revoltuar tej mase edhe mediat serbe, të cilat vazhdojnë të publikojnë momente interesante nga ndeshja e mbrëmshme.

“B92.net”  përshkruan momentin e tentimit të gazetarëve serbë për të marrë deklarata nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri derisa ata po e kalonin tunelin për në dhomat e xhveshjes.

“A mund të marrim deklaratë?”, e pyetëm së pari Xhakën e pastaj Shaqirin, shkruan B92.

“Xhaka vetë tha shkurt: ‘jo’, ndërsa Shaqiri u paraqit si anglez, duke thënë: ‘I don’t understand’.

Një koleg i pyeti në mënyrë provokative: “A mund të flisni për mikpritësit, mediet serbe”? Shaqiri vetëm ngriti gishtin e madh dhe u nis”.

Leave a Reply