Komentatori i sportit në TVSH, Kosta Grillo ishte njëri prej personave më të përfolur në media, pas deklaratës së çuditshme se ai do të bënte tifo për Serbinë në Botërorin “Russia 2018”.
Por fitorja e mbrëmshme e shqiptarëve të Zvicrës padyshim se e ka ‘hidhëruar’ goxha edhe Kostën.
Pas fitores shqiptare kundër Serbisë, në rrjetet sociale kanë nisur tallje me të.
Prezantuesja e njohur, Genta Cana ia ka “thurur” një fjali këtij gazetari të “dashur”.
“Kostandin Grillo mos u mërzit amon për Serbinë, ju ka kon keq”, ka shkruar ajo.