Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore 5:2 në ndeshjen e dytë të grupit “G” ndaj Tunizisë, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Botërorin e Rusisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores 3:0 ndaj Panamasë, belgët sot shënuan edhe një fitore tjetër të madhe, ku ndër më të merituarit ishin Romelo Lukaku dhe Eden Hazard që shënuan nga dy gola, ndërsa një gol tjetër realizoi rezervisti, Batshuai.
Me këtë fitore Belgjika kryeson renditjen me 6 pikë, 3 më shumë se Anglia, që ndeshjen e saj të xhiros së dytë do ta zhvillojë kundër Panamasë.