Ndeshja Serbi – Zvicër, e cila zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00 në kuadër të grupit “E”, në Kosovë po pritet me padurim, kjo për shkak se në përbërjen e skuadrës zvicerane luajnë plotë katër shqiptarë, tre prej të cilëve kanë lindur në Kosovë, teksa njëri në Bogovinë të Tetovës.
Zhegra, ndryshe është vendlindja e Xherdan Shaqirit, ndërsa ndeshjen kundër Serbisë ata po e presin në një mënyrë të veçantë.
Siç shihet në foton e mëposhtme, përgjatë një rruge të tërë në Zhegër, banorët kanë vendosur jashtë shtëpive të tyre flamujt e Zvicrës, kështu duke e shfaqur haptazi përkrahjen e tyre sonte për kombëtaren “helvetike”, pjesë e së cilës edhe sonte pritet të jenë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.