Omar Imeri karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te Shkëndija e Tetovës. Futbollisti i deritanishëm i FC Shkupit me skuadrën kampione të Maqedonisë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, duke i dhënë fund qëndrimit të tij një vjeçar te skuadra nga Çairi.
Me këtë të fundit Imeri kishte kontratë amatore, gjë të cilën e kishte shfrytëzuar Shkëndija.
Palët deri në momentet e fundit kishin qenë në bisedime, mirëpo pasi nuk kishin gjetur akordin rreth termave financiar, në fund Imeri kishte vendosur ti thotë “PO” ofertës së Shkëndijës, që në këtë mënyrë në rradhët e veta arrinë të sjellë një tjetër futbollistë të ri, pas Remzifaik Selmanit dhe Kostadin Çeshemxhiev.
Imeri sezonin e kaluar luajti në 24 ndeshje me FC Shkupin, duke realizuar edhe 3 gola, ndërsa te klubi nga Çairi kishte ardhur nga ekipi i të rinjëve të Rabotniçkit.