Goli i Granit Xhakës ka entuziazmuar padyshim shumë tifozë shqiptarë ane mbanë Botës, ndërsa krenarë në momentin kur ai ka dërguar topin në rrjetë, me siguri se kanë qenë familjarët e tij, të cilët në mënyrë të veçantë kanë festuar golin e barazimit të Zvicrës
Pamjet se si është përjetuar në familjen Xhaka ai moment emocionues i ndeshjes Zvicër-Serbi janë pasqyruar në rrjetet sociale nga vëllai i futbollistit, Taulant Xhaka.
Në sfond dëgjohen ulërima dhe brohoritje, ndërsa mes entuziazmit, shfaqet futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka që puth ekranin e televizorit në momentin kur Graniti po festonte me shqiponjë.