Trajneri i Kombëtares së Kroacisë në futboll, Zlatko Daliç e ka përshkruar ndeshjen me Argjentinën si një ndeshje më të lehtë për sa i përket presionit.
Ai është shprehur se nuk ka gjë për të humbur sepse i kanë 3 pikë tashmë, dhe i gjithë presioni bie mbi “gauçosët”.
Ndërkohë shoku i Messit te Barcelona, Ivan Rakitiç lidhur me takimin ndaj Argjentinës si dhe përballjes kundër shokut të tij të skuadrës, është shprehur: “Messi? Çfarë mund të them për të, që nuk e dini tashmë. Duhet të punojmë nga minuta e parë e deri tek e fundit. Duhet t’ia bëjmë të vështirë. Ata nuk duhet ta shijojnë atë ndeshje”.