Skuadra e njohur skoceze e Gllazgou Renxhers në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Liga Europa kundër FC Shkupit është përforcuar me një futbollist nga rradhët e Liverpullit, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 25-vjeçar, Xhon Flanagan, i cili me ekipin e njohur skocez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Flanagan te 54 herë kampionët e Skocisë erdhi me rekomandim të trajnerit Stiven Zherard, me të cilin 25-vjeçari kishte luajtur për pak kohë bashkë te Liverpulli.
“Kemi luajtur bashkë me Zherard te Liverpulli para disa viteve dhe mund të them se ai është më i merituari për këtë transferim. Kam biseduar me të dhe nuk jam menduar edhe aq shumë për të vendosur rreth karrierës sime. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj se do të dëshmojë para tifozëve ardhjen time këtu” – tha Flanagan për faqen zyrtare të klubit.
Flanagan me origjinë irlandeze ka të regjistruar një ndeshje edhe me ekipin e parë Kombëtar të Anglisë, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve zinxhir të “Albionit Krenar”.
🗣️ Jon Flanagan: “I’m delighted to be here. When I got the call from my agent and then spoke to Stevie, it was a no-brainer for me."
READ MORE: https://t.co/MQwnyj5TUQ
WATCH ON RTV: https://t.co/7Wjr6KknrN pic.twitter.com/eWEBEzOcQA— Rangers Football Club (@RangersFC) June 21, 2018