Ndizet parandeshja, Zvicër-Serbi! E konsideruar shpesh si “përfaqësuesja B” e Shqipërisë, mediet zvicerane janë përpjekur të shpërqëndrojnë kundërshtarët e tyre pikërisht në pikën më të dobët, te Kosova dhe yjet e saj që përfaqësuesja helvete i ka në gjirin e saj.
Kur pyesnin Valon Behramin se “ku e gjeti atë agresivitet dhe forcë për të ndaluar Neymarin?!”, përgjigjja ishte “gjaku shqiptar”.
E në të vërtetë, ai së pari është një futbollist shqiptar, pavarësisht se luan me Zvicrën. Sa i përket ndeshjes së radhës, asaj ndaj Serbisë, motoja është “Le t’u mësojmë serbëve që humbja është thjesht në ADN-n e tyre”.
Futbollistët shqiptarë të Kosovës do të luajnë edhe në ndeshjen kundër Serbisë, me simbolet e Kosovës në këpucët e tyre, duke kërkuar fitoren ndaj përfaqësueses serbe, në një shenjë hakmarrjeje për luftën dhe gjithçka ka ndodhur mes dy shteteve tashmë.
Në konferencën për shtyp një ditë pas ndeshjes, futbollistin serb Milivojeviç e pyetën për këtë gjë. Ai shtoi duke qeshur se “Kjo është një shaka, diçka qesharake”.
Ndërsa Aleksandar Mitroviç shprehet: “Nëse do të ishin kaq patriotë, përse nuk luajnë për vendin e tyre? Ata përpiqen të na provokojnë në të gjitha mënyrat, por ne nuk do të ulemi në atë nivel. Do të ishte shumë naive sikur t’i lejonim ata që të na shpërqëndronin. Ne duhet të respektojmë Zvicrën si kundërshtare, asgjë më shumë”.
Ndeshja Serbi-Zvicër luhet nesër nga ora 20:00, në kuadër të Grupit “E”.