Mesfushori belg i Romës, Raxha Naingolan pritet që brenda këtyre ditëve të finalizojë transferimin e tij te skuadra e Interit, njofton “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.
Nga shitja e Naingolan kryeqytetasit italian do të përfitojnë 24 milion euro, si dhe mbrojtësin Davide Santon si dhe mesfushorin 18-vjeçar Nikolo Dzaniolo, si pjesë e marrëveshjes.
Naingolan sezonin e kaluar me Romën në 42 ndeshje regjistroi 6 gola dhe 11 asistime. Pasi të zyrtarizojë transferimin e Naingolan, Interi do të tentojë që në “Xhuzepe Meaca” të sjellë edhe një tjetër belg, atë të Totenhamit, Musa Dembele.
Radja Nainggolan has reportedly agreed terms with Inter ahead of a proposed move from Roma, per @CorSport pic.twitter.com/N7LoYnveMC
— B/R Football (@brfootball) June 12, 2018