Skuadra e Galatasarajit këtë edicion do të luaj në ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre janë duke marrë të gjitha masat për të sjellë në rradhët e tyre futbollistë mjaft cilësor. Njëri prej tyre që është vënë nën syrin e kampionëve të Turqisë, është edhe sulmuesi kroat i Milanit, Nikolla Kaliniç, i cili si duket do të mbyll aventurën e tij te gjigandët italian pas vetëm një sezoni.
Sulmuesi kroat, së fundmi doli të jetë edhe protagonist negativ te kombëtarja kroate në Botërorin e Rusisë, ku si pasojë trajneri Zlatko Deliç e dëboi jashtë saj.
Arsyeja e dëbimit të tij, ishte se kishte refuzuar të futej në fushë si rezervistë, mirëpo edhe përkundër kësaj nuk mund të mohohen cilësitë e tij prej një sulmuesi të spikatur.
Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do të marrë formë dhe nëse kroati do ti thoshte “PO” një oferte të tillë.