Kombëtaret e Serbisë dhe Meksikës janë të parat që u goditën me gjoba në Kampionatin Botëror, për shkak të shkeljeve dhe sjelljeve diskriminuese të tifozëve të tyre.
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ndëshkuar Serbinë me 10,400 dollarë pasi tifozët e tyre në ndeshjen me Kosta Rikën, mbajtën një pankartë “fyese dhe politike”, të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Ekipi i Meksikës u ndëshkua me gjobë të ngjashme për shkak të “brohoritjeve diskriminuese dhe fyese” të tifozëve kundër portjerit gjerman, Manuel Nojer.
Serbia dhe Meksika e nisën mbarë Botërorin në Rusi, duke shënuar fitore në ndeshjet e tyre të para, me meksikanët që bënë edhe surprizën më të madhe të deritanishme, duke mundur kampionët e Botës në fuqi, Gjermaninë.