Skuadra e Bellasicës që sezonin e ri do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë gatë ditës së sotme ka prezantuar dy emra të rinj, duke përforcuar dukshëm rradhët e saj në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.
Prej sot edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Strumica janë Dragan Stojkov dhe Aleksandar Milushev.
Që të dy futbollistët rikthehen të luajnë në Strumicë pas plotë 11 viteve. Dragan Stojkov periudhën e kaluar luante në shtete të ndryshme, si SHBA, Serbi, Greqi dhe Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për një mesfushorë me mjaft përvojë, që me siguri se do të jetë një ndihmë shtesë te ekipi “bardhekaltër” që beson se do të rikthejë lavdinë e dikurshme që kishte në futbollin vendor.
Sa i përket mbrojtësit Aleksandar Milushev, ai te Bellasica rikthehet nga futbolli zviceran, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FC Rotkreuz, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me fanellën e skadrës së Ëangen b. O.
Sa i përket karrierës së tij futbollistike në vend, 30-vjeçari Milushev, kishte veshur fanellën e Horizont Turnoves, Rabotniçkit dhe Metalurgut.
Rikujtojmë javë më parë Bellasica kishte angazhuar edhe dyshen nga rradhët e Akademia Pandev, Nikolla Vujanac dhe Zoran Baldovaliev, teksa pjesë e tyre në sezonin e ri nuk do të jenë Goran Zdravkov, Martin Mirçevski, Aleksandar Vasilev dhe Mika Kostovski.