E mërkura në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi solli dy ndeshjet e grupit “B”, si dhe një ndeshje nga grupi “A”, ku Uruguai me shumë mund arriti që të ngadhnjejë ndaj Marokos, njofton “infOSport.mk”.
Uruguaianët falë golit të Luis Suarez në minutën e 23-të shënuan fitore minimale 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyllën edhe dy ndeshjet e grupit “B”.
Portugalia edhe njëherë tjetër u mbështet tek ylli i saj, Kristiano Ronaldo që shënoi edhe golin e katërt personal në vetëm dy ndeshje në kuadër rë KB “Rusi 2018”. Ylli i Realit të Madridit shënoi vetëm pas 4 minutave lojë, ndërsa edhe përkundër dëshirës së madhe dhe rasteve të krijuara para portës së “luzitanëve”, në fund nuk arritën që ti shmangeshin edhe disfatës së dytë në këtë Botëror.
Ndërkohë në ndeshjen e fundit të ditës së sotme, Spanja falë golit të shënuar nga Diego Kosta mundi Iranin. Ishte kjo fitorja e parë për Spanjën në “Rusia 2018”, dhe tani ka katër pikë, ndërsa kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen fundit të këtij grupi kundër Marokut, ndeshje kjo që në program është me datë 25 qershor.