Trajneri i deritanishëm i Skënderbeut, Ilir Daja, sezonin e ri futbollistik do të drejtojë skuadrën e Fflamurtarit të Vlorës,
Një lëvizje e këtillë kishte kohë që po qarkullonte në mediat sportive shqiptare, por që zyrtarizimi ka ardhur vetëm në ditën e sotme.
Faqja e vlonjatëve në “Facebook” ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me Ilir Dajën, i cili ka qenë në ditën e sotme i pranishëm në ambientet e klubit të Flamurtarit.
Daja njihet si një trajner që sjell sukses në ekipet ku shkon, teksa është shpallur kampion me Elbasanin, Dinamon dhe së fundmi me Skënderbeun, pjesë e së cilës skuadër ishte nga janarii vitit 2017-të.
Me Dajën në krye Flamurtari shpreson ti rikthejë Vlorës lavdinë e futbollit dhe pas shumë viteve ti gëzohet ndonjë titulli.