Derisa futbollistët po vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri, drejtuesit e skuadrës së FC Shkupit po bëjnë punën e tyre, duke përforcuar skuadrën.
Prej sot skuadrës nga Çairi edhe zyrtarisht i është bashkuar 21 vjeçari Artan Veliu, i cili te “bardhekaltërit” vjen nga Gostivari.
Veliu e kishte nisur karrierën me gjeneratat e reja te KF Shkëndija, që më pas të transferohet te “SC YF Juventus Zurich” në Zvicër, për të vijuar më pas karrierën në Sllovaki te skuadra e FC Haniska.
Sezonin që lamë pas ai luajti me ekipin e seniorëve të KF Gostivarit, ndërsa tashmë ai do të jetë pjesë e FC Shkupit, me të cilën skuadër është stërvitur për disa ditë.
“Falënderoj Zotin e madh dhe shfrytëzoj rastin të përshëndes edhe kryesinë dhe trajnerin e FC Shkupit që më kanë dhënë besimin të jem pjesë e kësaj skuadre”, – kishte thënë shkurtimisht për faqen zyrtare të klubit, Veliu.
Shkupi dhe Veliu kanë nënshkruar konratë një vjeçare.