Formacionet zyrtare, Kolumbi – Japoni

Grupi H do të ngrejë siparin ditën e sotme, pasi në fushë do të zbresin Kolumbia dhe Japonia. Ndeshja do të zhvillohet në “Mordovia Arena” dhe do të jetë e para e grupit, duke i paraprirë takimit Poloni-Senegal që starton në ora 17:00.

Trajneri i Kolumbisë Pekeman ka vendosur që të lë në bankinë yllin Xhejms Rodrigez, ashtu që sulmin do e udhëheq i vetëm Radamel Falkao, për të cilin do të jetë kjo ndeshja debutuese në një Botëror.

Edhe trajneri japonez, Nishino ka bërë disa lëvizje për tu habitur, duke pasur parasysh se ka lënë në bankinë sulmuesin e Lesterit Okazaki si dhe ish milanistin, Honda.

Ndeshja Kolumbi-Japoni starton në ora 14:00, dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri slloven, Skomina.

Leave a Reply