Këshilli drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e saj të sotme emëroi Danço Masev për drejtor të ri sportiv të përfaqësueses A të Maqedonisë.
Masev është një ish reprezentues i Maqedonisë, ndërsa karrierën e tij e kishte filluar te skuadra e Bellasicës nga Strumica, qytetit ku edhe kishte lindur.
Në Maqedoni gjithashtu kishte veshur fanellën e dy skuadrave të njohura shkupjane, Vardarit dhe Rabotniçkit, si dhe Horizont Turnovës, ndërsa një pjesë të karrierës së tij kishte kaluar edhe në Greqi dhe Ukrainë.
Për përfaqësuesen e Maqedonisë Masev kishte zhvilluar vetëm 5 ndeshje.
Në vend të Branko Zdravevskit në trupin më të lartë të Federatës, Këshillit drejtues, emërohet Dimitar Kostadinov. Pronari i Kompanisë “Koding” njihet si një përkrahës i madh i futbollit në Maqedoni dhe në përgjithësi sportit.
Kostadinov në periudhën 2010-2014 ishte kryetar i Olimpiadës Speciale të Maqedonisë, ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2014 gjithashtu ushtronte detyrën e nënkryetarit të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.