Skuadra e Arabisë Saudite ishte duke udhëtuar për në Rostov, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë kundër Uruguait të mërkurën, por avioni i tyre ishte kapluar nga zjarri, kur njëri prej motorëve të “Russian Airlines Airbus” ishte kapluar nga flakët.
“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit”.
“Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt” – thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.
Avioni ishte i linjës Russian Airlines Airbus A319-100 dhe askush nuk është lënduar në të. Vetë futbollistët arab kanë filmuar vetveten dhe tashmë janë të qetë.
Rikujtojmë Arabia Saudite në ndeshjen e parë të Botërorit humbi me rezultatin bindës 5:0 nga nikoqirët e Rusisë, ndërsa të mërkurën do të përballet me Uruguain e Luis Suarez e Edinson Kavanit, që do të kërkojnë edhe fitoren e dytë në këtë kampionat, që do i afronte ata edhe më afër qëllimit, kualifikimin për në fazën e dytë të KB “Rusi 2018”.