Arsenali bënë për vete portierin gjerman, Leno!

Arsenali është shumë afër arritjes së marrëveshjes 5-vjeçare me portierin gjerman të Bajer Leverkusenit, Bernd Leno. Sipas mediave britanike të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen për shumën e transferimit, e cila kap shifrën e 22 milion eurove, përcjellë “infOSport.mk”.

Gardiani gjerman do të jetë përforcimi i dytë i skuadrës së Arsenalit, që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu spanjoll, Unaj Emeri. Më herët “topçinjëve” si futbollist i lirë iu bashkua edhe zvicerani, Stefan Lihtshtajner, i cili erdhi nga ekipi i Juventusit.

Leno ishte ndër kandidatët për të udhëtuar me Kombëtaren gjermane për në Botërori “Rusi 2018”, mirëpo u la jashtë listës vetë në momentin e fundit nga ana e trajnerit, Joakim Lëv.

26-vjeçari Leno sezonin e fundit kishte arritur që të mbajë portën e tij të paprekur për plotë 10 ndeshje. Ai te Arsenali pritet të zëvendësojë çekun, Peter Çeh, i cili mbronte  trekëndëshin e “topçinjëve” në tre sezonet e fundit.

Leave a Reply