Edhe pse Kroacia e nisi mirë Kampionatin Botëror në Rusi, megjithatë brenda skuadrës nuk është gjithçka “OK”. Sipas informacioneve që vijnë nga Kroacia trajneri, Zllatko Deliç ka përjashtuar nga ekipi sulmuesin e Milanit, Nikolla Kaliniç, pasi ky i fundit kishte refuzuar të luajsi zëvendësues ndaj Nigerisë.
Një vendim të tillë trajneri kroat, gjithnjë sipas shtypit kroat ka marrë mëngjesin e sotëm, ndërsa një lajm i këtillë pritet të zyrtarizohet edhe nga ana e Federatës së Futbollit kroat.