Ylli egjiptian Mohamed Sallah pritet të luaj ndeshjen e tij të parë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”. Pasi mungoi në sfidën e parë ndaj Uruguait, futbollisti më i mirë egjiptian pritet të jetë i gatshëm ndaj Kombëtares së Rusisë, që këtë event të rëndësishëm futbollistik e nisi në mënyrë shumë të mirë, duke mundur Arabinë Saudite me rezultatin e thellë 5:0.
Sulmuesi egjiptian ka marrë pjesë në stërvitje me skuadrën, duke treguar se nuk kishte më probleme në shpatull.
Tashmë trajneri i Egjiptit, Hektor Kuper po e planifikon titullar yllin e Liverpullit, për sfidën e 19 qershorit kundër Rusisë, që me shumë gjasa do të jetë përcaktuese për fatin e skuadrës në këtë Botëror.
Rikujtojmë Sallah u lëndua në finalen e 26 majit të Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit, pas një përplasjeje që pati me kapitenin e madrilenëve, Serhio Ramos.