Trajneri i Romës, Euzebio Di Françesko ka vazhduar kontratën me skuadrën nga kryeqendra italiane deri në vitin 2020. Di Françesko drejtimin e skuadrës “romake e morri verën e vitit të kaluar, kur në postin e trajnerit zëvendësoi Luçiano Spaletin, ndërsa bëri një sezon të shkëlqyeshëm, duke u ndalur me Romën në vendin e tretë në “Serie A” dhe duke luajtur njëkohësisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
OFFICIAL ✍️ Coach Eusebio Di Francesco has signed a new contract with #ASRoma until 2020! 🐺 pic.twitter.com/TBjICIlw8L
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 18, 2018
Edhe sezonin e ardhshëm Roma do të luajë në Ligën më prestigjizoe europiane, ku shpreson të bëjë një hap më lartë, ndërsa gjithashtu pritet që të jetë një ndër skuadrat që do të rivalizojë Juventusin për titullin kampion.
Merkatoja e kryeqytetasve ka nisur në mënyrën më të mirë, duke qenë se ka pasur disa afrime cilësore dhe tani ka qenë radha e Di Françeskos për të rinovuar, i cili ka mbetur i kënaqur nga besimi i dhënë i drejtuesve.