Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija nesër do të mësojë emrin e skuadrës kundërshtare në kuadër të fazës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku skuadra tetovare do të marrë pjesë për herë të dytë në historikun e saj.
Ndër kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në shortin e nesërm në Nion të Zvicrës janë skuadra qipriote e APOEL, pastaj ekipi i Sherif nga Moldavia, Karabagu nga Azerbajxhani, Videotoni nga Hungaria dhe TNS nga Uellsi, që njëherit shihet edhe si kundërshtari më i dobët i “kuqezinjëve” në këtë fazë të hershme.
Ndeshjet e para të raundit të parë eliminatorë Shkëndija që ndodhet në mesin e skuadrave jo bartëse, do ti zhvillojë me 10/11 korrik, ndërsa ato kthyese një javë më pas.