Federata e Futbollit italian ka njoftuar se sezoni i ri 2018/2019 në “Serie A” do të nis me 19 gusht të këtij viti, ndërsa i njëjti do të mbyllet me 26 maj të vitit 2019-të, njofton “infOSport.mk”.
Plotë 20 skuadra do të luajnë plotë 38 xhiro, ndërsa vlen të ceket se tre skuadrat e reja që rikthehen në mesin e më të mirëve janë, Frosinone, Empoli dhe Parma.
Për shkak ndeshjeve të Kombëtareve, nuk do të ketë ndeshje në 4 fundjavat e muajit në këto periudha, 9 shtator, 14 tetor, 18 nëntor dhe 24 mars.
Pas vitit të ri, ekipet do të pushojnë për dy javë, për të vazhduar më pas me ndeshjet e parapara të sezonit të ri.
Superkupa e Italisë, ku përballë njëri tjetrit do të vihen skuadra kampione e Juventusit, dhe në këtë rast skuadra finaliste e Milanit do të zhvillohet në fillimin e janarit, teksa pikërisht ndeshjet e Kupës që startojnë me 29 korrik do të shënojnë fillimin e sezonit të ri, edhe pse në të fillimisht do të marrin pjesë skuadra të ranguara më poshtë në futbollin italian.
Finalja e sezonit 2018/2019 është paraparë të zhvillohet me 25 prill.