Pas ndryshimeve në kryesinë e klubit, ndryshime janë bërë edhe në stafin teknik të Fernerbahçes. Kësisoj presidenti i ri i skuadrës së njohur turke nga Stambolli, Ali Koç, ka vendosur që të shkarkojë nga detyra e trajnerit, Ajkut Koçoman, i cili udhëhoqi Fenerbahçen në vetëm një sezon, mirëpo duke dështuar që të fitojë Kupën e Turqisë, ku pësoi në finalen e madhe nga skuadra e Akhisar.
ITS OFFICIAL
Ali Koc announced in a statement on Fenerbahce's official website that Aykut Kocaman has been dismissed from his post as Fenerbahce's manager!
PSV Eindhoven manager Cocu's arrival imminent now?
— Fenerbahçe Global (@fbglobalcom) June 18, 2018
Ndërkohë sa i përket kampionatit, ata përfunduan në pozitën e dytë menjëherë pas kampionëve të Galatasarajit.
Ali Koç ende nuk ka zbuluar emrin e trajnerit të ri, edhe pse flitet se vendin e Koçoman mund të zë trajneri aktual i PSV Ajndhovenit, Filip Koku.