Ish futbollisti i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo ka debutuar me gol me fanellën e Vardarit, skuadër kjo e cila sot zhvilloi ndeshjen e saj të parë në kuadër të fazës përgatitore në Slloveni, njofton “infOSport.mk”.
Nënkampionët e vendit në përballjen e parë miqësore në tokën sllovene mundën ekipin e Ligës së Tretë, “Shampion Celje”, me rezultatin 4:1, ku autorë të golave ishin braziliani Viktor Nildo Xhufo, Filip Najdovski dhe Darko Micevski, i cili realizoi dy gola.
Që të tre këto emra janë futbollistë që iu bashkuan vetëm ditë më parë Vardarit, për të cilën skuadër në këtë ndeshje luajtën edhe futbollistët shqiptarë si, Jakup Berisha, Fitor Rexhepi dhe Besar Iseni. Që të tre këta futbollistë në lojë u inkuadruan vetëm gjatë pjesës së dytë, ndërsa pikërisht ndaj Isenit ishte shkaktuar një penalti, të cilën në gol e shndërroi Filip Najdovski, futbollisti i ardhur nga rradhët e Pobedës së Prilepit.