Nuk ka nisur mbarë kampionati Botëror në Rusi për kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilët u dorëzuan në përballjen e tyre të parë kundër Meksikës, njofton “infOSport.mk”. Vetëm një gol ju ka mjaftuar meksikanëve për të marrë tre pikët e para të këtij Botërori.
Golin e fitores për Meksikën në këtë përballje e realizoi Hirving Lozano në minutën e 35-të.
Futbollisti 22-vjeçar i PSV Ajndhovenit përfitoi nga një kundërzbritje e shpejtë, ndërsa pasi u lirua nga mbrojtësi kundërshtarë me një goditje precize nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin Manuel Nojer.
Është kjo fitorja e parë e Meksikës në përballjet ndaj Gjermanisë në një Kampionat Botëror, që tashmë dhuroi edhe një surprizën tjetër, pas asaj në ndeshjen Argjentinë-Islandë, që ishte mbyllur me barazimin 1:1.